Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Gradica e Godanci të Drenicës kanë qenë gjithmonë me këtë parti e edhe tash po e vazhdojnë mbështetjen për të.
Duke përmendur planin për rimëkëmbje të PDK-së, ai tha se këto dy vendbanime besojnë në këtë plan.
“Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.
Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar. Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë. Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova është e fortë”, ka thënë Shala.
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2935770080031808