Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, tha se Enver Hoxhaj është kandidati për kryeministër më i pranueshëm për Kosovën.
Kosova, thotë ai, po e mbështesin Hoxhajn.
“Drenica, ashtu sikurse krejt Kosova, po e mbështesin fuqishëm ofertën qeverisëse të kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, z. Enver Hoxhaj.
I dëshmuar për zotësi, guxim dhe lidership, z. Hoxhaj sot është lideri më i pranueshëm për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Shala tha se sot Hoxhaj gjeti mbështetjen e Nekocit e Arllatit në programin e PDK-së.
“Ai edhe sonte gjeti përkrahje të fuqishme në Nekoc dhe Arllati, për programin #Rimëkëmbje dhe për vizionin e PDK-së për Kosovën e së nesërmes”, tha ai.
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2935835040025312