×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: 12.5 milion euro duke e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmin institucional të shtetit

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Kurti ka keqpërdorur 12.5 milion euro, sipas tij duke e e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmat shtetëror.

     

    Shala, thotë se Kurti në fushatën e tij po e përdorë gjuhën e manipulimit, duke e konsideruar këtë si “armë” të Kurtit.

     

    Postimi i Shalës:

     

    12.5 milion euro duke e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmin institucional të shtetit

    Albin Kurti, në frymën e krejt fushatës së tij, paska përdorur armën e tij më të fortë, gjuhën e manipulimit. Ai po lavdërohet me të hyrat e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

    Është e vërtetë që ndërmarrja publike ka gjeneruar fitim prej 1.6 milion eurove për vitin 2024, por duhet të tregojmë se ky fitim është në kurriz të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të shtyrë të paguajnë tarifa më të larta për energjinë elektrike. Prandaj, suksesi i vetëm i kësaj ndërmarrjeje nën menaxhimin e VV-së është plaçkitja e qytetarëve.

    “Ibër-Lepenci” ka injektuar energji elektrike në sistem në formë të jobalanceve pozitive, kostot e së cilës më pas janë mbuluar nga KOSTT, përmes fondeve të siguruara nga Qeveria e Kosovës. Kjo faturë përfundon/paguhet nga konsumatori i fundit, qytetari.

    Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kjo ka rezultuar me një kosto të përgjithshme për KOSTT prej rreth 12.5 milion eurove, rrjedhimisht të hyrat për “Ibër-Lepencin”.

    Rritja dramatike e të hyrave të “Ibër-Lepencit” dhe mënyra se si është realizuar kjo rritje janë shqetësuese. Përkundër përpjekjeve për ta paraqitur këtë si sukses, realiteti flet për një sistem që dëmton interesin publik dhe qytetarët.

    Transparenca dhe zbatimi i legjislacionit mbeten kyçe për të adresuar këtë situatë dhe, në këtë kuptim, presim organet relevante që ta pasqyrojnë çdo veprim të secilës palë të përfshirë në këtë proces.

    Veprimet e kundërligjshme të kësaj qeverie dhe korrupsioni masiv i saj në sektorin e energjisë duhet të hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një burri në Podujevë. Kështu bëhet e ditur në raportin...
    Lajme08 Janar 2025
    Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, njofton Policia. Rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Lipjan / 05.01.2025 – 23:00. Është...
    Lajme08 Janar 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri ka komentuar për FrontOnline Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar si një...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë llogari për shpenzimin e buxhetit...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Trump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë...
    Lajme08 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca sipas njoftimit për...
    Lajme08 Janar 2025
    Pasditen e së martës, policia në Mitrovicën e Jugut në dy raste të ndryshme ka konfiskuar dy armë. Ne rastin e parë,...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media bashkë me partnerët e koalicionit. Siç njoftojnë nga partia e tij, konferenca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.