Shakira dukej se shpërtheu në lot në dyqanin M&M të New Yorkut pas performancës së saj të parë ‘live’ të këngës së saj që ia dedikoi ish-partnerit Gerard Pique.
Kënga e hit e yllit kolumbian ka referenca të shumta për ish-in e saj pas ndarjes së tyre të hidhur.
Të premten e kaluar, këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, 46 vjeçe, ka performuar ‘diss’-in e saj “Bzrp Music Sessions, Vol. 53” me një veshje lëkure në “The Tonight Show”, shkruan The Sun.
Por ndërsa ajo ishte e gjithë e buzëqeshur teksa këndonte këngën e saj të re, ajo u pa këtë javë duke qarë teksa bisedonte me një grua.
Shakira, e veshur me një kapele bejsbolli dhe një bluzë të zezë, i çoi djemtë e saj të cilët i ndan me ish-Pique – Milanin, 10 vjeç dhe tetë vjeçarin Sasha – në dyqanet M&M në Times Square.
Ajo u pa duke qarë dhe dukej e tronditur ndërsa fliste me një grua të paidentifikuar në dyqan.
Ajo dhe ish-ylli i Barcelonës, 36-vjeçari, Pique, u ndan pas një romance 11-vjeçare qershorin e kaluar përpara se ai të zyrtarizonte lidhjen me të dashurën e re Clara Chia.
Në këngën e saj të re, Shakira thumbon edhe Claran, me ë cilën Pique u përfol se kishte filluar të takohej para se të ndaheshin.
Pique këtë javë theu heshtjen e tij mbi këngën kur u pyet në radiostacionin RAC1 të Barcelonës nëse e kishte dëgjuar këngën.
Shakira ka përdorur muzikën e saj për të dërguar një seri thumbash ndaj futbollistit në pension Pique dhe të dashurës së tij të re gjatë muajve të fundit.