Këngëtarja kolumbiane, e cila është në martesë me futbollistin Gerard Pique që nga viti 2010, zbuloi një detaj në lidhje me ndryshimin e madh në vitin 2012. Kur bëhet fjalë për të eksperimentuar me pamjen, këngëtarja Shakira është, siç e ka theksuar shumë herë, “e gatshme të provojë gjithçka”, transmeton FrontOnline. Sidoqoftë, ekziston një stilizim i pamjes së saj, më saktësisht i flokëve, të cilin do të donte ta harronte.
Kur u dha Urdhri i Artit nga Ministria Franceze e Kulturës në vitin 2012, Shakira u shfaq papritur me flokë të shkurtër dhe bionde. Ajo padyshim që nuk e pëlqente këtë model flokësh, kështu që më vonë “fajësoi” vjehrrën e saj për gabimin: “Nëna e Gerard më tha – ‘hej, pse nuk bën një prerje flokësh, flokët e tu janë vërtet dëmtuar”, kujton Shakira. Ajo e dëgjoi vjehrrën dhe tani, kur kujton flokët e saj të shkurtër bionde, këngëtarja thotë: “Ishte gabimi më i keq i jetës time. Vjehërr, unë nuk marr më këshilla nga ju”, tha ajo duke qeshur./FrontOnline/