Ylli kolumbian i popit Shakira ka arritur një marrëveshje me ish-partnerin Gerard Pique mbi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre pas prishjes së marrëdhënies së tyre 11-vjeçare në fillim të këtij viti, shkruan Reuters.
Sipas gazetës lokale La Vanguardia, marrëveshja specifikon se djemtë e tyre, Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç, do të transferohen në Miami me nënën e tyre.
Marrëveshja për kujdestarinë u arrit një javë pasi Pique njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist dhe largimin nga FC Barcelona.
Rikujtojmë se Shakira Mebarak, 45 vjeç, dhe mbrojtësi i FC Barcelona, Pique, 35 vjeç, ishin bashkë që nga viti 2011.