×
  • Vip
  • Vip

    Shakira besonte në dashuri të përjetshme me Gerard Piquen: Mendoja se vetëm vdekja do të na ndante

    FrontOnline
    22 Shtator 2023

    Shakira mendonte se ish-partneri i saj, Gerard Pique do të ishte përgjithmonë me të përpara tradhtisë së tij të përfolur.

    Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” – e cila njoftoi ndarjen e saj nga futbollisti në qershor 2022 – u tregua e sinqertë për prishjen e marrëdhënies së tyre 11-vjeçare gjatë një interviste me Billboard.

    “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për gazetën.

    Foto: Getty Images

    Krijuesja kolumbiane e hiteve shtoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet, shkruan PageSix.

    “Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme”, shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur.”

    “Dhe ka qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, shtoi ylli latin.

    Duke reflektuar mbi romancën e saj të mëparshme me Pique, këngëtarja e “She Wolf”, 46 vjeçe, pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me ish-futbollistin profesionist në Spanjë.

    Foto: AP

    “Gjëja është se unë i jam përkushtuar atij. Për familjen, për të. Ishte shumë e vështirë për mua të merrja pjesë në karrierën time profesionale ndërsa isha në Barcelonë”, tha ajo.

    “Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime. Ishte e vështirë të ruash ritmin”, shtoi Shakira.

    Por që kur u zhvendos në Miami në maj, këngëtarja e “Waka Waka” ka qenë në studio duke regjistruar muzikë të re dhe ka në plan të bëjë turne në vitin 2024.

    Sa i përket dy fëmijëve të saj, fituesja e Grammy-t zbuloi se ata po lulëzojnë larg vëmendjes pas lëvizjes së fundit në SHBA.

    Foto: Instagram

    “Situata mediatike ishte e vështirë për ta në Barcelonë. Ne kishim paparacët në pragun tonë çdo ditë”, shpjegoi ajo.

    “Këtu, ata janë fëmijë normalë që shijojnë normalitetin, gjë që duhet të jetë shkolla: një strehë e sigurt ku ata mund të jenë vetvetja”, tha artistja.

    Shakira dhe Pique, 36 vjeç, konfirmuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të lëshuar vitin e kaluar.

    Foto: Instagram

    Më vonë u raportua se ylli i muzikës ishte “shkatërruar” për tradhtinë e pretenduar të futbollistit me të dashurën e tij tani, Clara Chia Marti.

    Shakira gjithashtu ka ndezur thashethemet për lidhje me atletë të tjerë të famshëm pas lidhjes së re të Pique me modelen 24-vjeçare.

    Në korrik, ajo u pa duke shijuar një darkë “të qetë” me lojtarin e Miami Heat, Jimmy Butler në Londër.

    Këngëtarja e “Whenever, Wherever” më parë u tha se kishte një romancë edhe me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton , pasi u panë duke kaluar kohë së bashku në Miami dhe Barcelonë. /Telegrafi/

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Vip11 Tetor 2024
    Mbrëmë pas tubinit muzikor të Albina Kelmendit, e cila sjelli projektin e saj të ri dhe kremtoj 10 vjetorin e karrieres, ndodhi...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim pasi në media është raportuar se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka paralajmëruar pezullim...
    Kronika11 Tetor 2024
    11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Kjo...
    Lajme11 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë të pranishëm në seancën e sotme të...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti është “spiun i Serbisë” dhe duke iu referuar bisedës së shefes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.