Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia nuk është demokratike dhe se institutcionet serbe cenojnë të drejtat e Shqiptarëve dhe pakicave tjera.
Këto komente ai i bëri në Debat Plus.
“Potencova problematikat kryesore me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë. Vuçiqi kurrë nuk ka treguar vullnet për të zgjidhur problemet tona. Ai dhe të tjerët po duan t`i ikin përgjegjësisë. E verteta është se Serbia nuk eshte demokratike dhe cenon të drejtat e Shqiptarëve. Të gjitha raportet flasin për një diskriminim që Serbia ua bën pakicave”, tha ai.