×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaip Kamberi flet për efektet që ka në Serbi vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi parasheh pozitë të vështirë të Serbisë pas lidhjes së raporteve diplomatike mes Kosovës dhe izraelit.

    Kamberi në “Debat Plus” thotë se zhvendosja e ambasadës në Jerusalem do të jetë sfidë shumë më e madhe për Serbinë se që ishte për Kosovën.

    “Kosova në shkëmbim të njohjes nga Izraeli ka pranuar ta vendos ambasadën në Jerusalem. Ndërkohë që Serbia që ka raporte diplomatike me shumicën e vendeve arabe dhe njëkohësisht raporte shumë të mira me to, do të duhej para tyre të arsyetoj në rast se zhvendos ambasadën në Jerusalem. Në të kundërtën ajo duhet të përgjigjet para Shteteve të Bashkuara të Amerikës [nëse nuk zhvendos ambasadën në Jerusalem]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Kamberi thotë se shtetet e BE-së para se të kërkojnë llogari nga Kosova për vendosjen e ambasadës në Jerusalem duhet të japin sqarime pse pesë shtete të unionit nuk e njohin Kosovën.

    Kamberi ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë fushatë.

    “Banorët e Luginës janë tashmë një potencial votuesish për partitë në Kosovë pasi shumë banorë janë të zhvendosur në Kosovë”.

    Kamberi thotë se Kosova nuk duhet të mbetet me simbolika në raport me Luginën e Preshevës.

    “pa një program të qartë shtetërorë, me programe partiake nuk mund të mbrohet popullata shqiptare në Luginën e Preshevës”, tha ndër të tjera Shaip Kamberi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.