Deputeti shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ditën e sotme në mesin e deputetëve serb vendosi flamurin Kombëtarë Shqiptarë, raporton Front Online
Ky veprim nga ana tij nuk është pritur mirë nga Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Por, pas kësaj Kamberi ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se Serbia është shteti i vetëm në rajon që ndalon përdorimin e flamurit kombëtarë.
Tutje ai është shprehur se flamuri shqiptarë duhet të vendoset në Luginë, ashtu si ai serb që është në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.
Postimi i plotë:
BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON
Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.
Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës.
Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.
Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb.
Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.
Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.
Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim.
Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/142380207227128