×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shahini: Ndërprerjet e energjisë po rrezikojnë bizneset, ekonominë dhe sigurinë kombëtare

    FrontOnline
    22 Janar 2026

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, për FrontOnline ka reaguar ashpër ndaj ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, duke vlerësuar se kjo situatë nuk po rrezikon vetëm funksionimin e bizneseve dhe ekonominë e vendit, por edhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

    Shahini ka theksuar se mungesa e energjisë elektrike ka pasoja të drejtpërdrejta në ndaljen e sistemeve teknologjike dhe të sigurisë, duke krijuar një situatë alarmante për sektorin privat dhe për qytetarët.

    “Ndërprerja e energjisë elektrike ka rrezikuar ekonominë, por jo vetëm ekonominë, por edhe sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës, për shkak se kjo ndërprerje është ndërprerje e gjitha aparaturave elektronike dhe elektrike, përfshirë kamerat e sigurisë dhe ndriçimin”, ka deklaruar Shahini.

    Sipas tij, gjendja aktuale po rikthen imazhe të një periudhe të vështirë për vendin, duke e krahasuar situatën me vitet e pasluftës.

    “Ky terr i ngjason kohës së pasluftës kur në Kosovë dëgjoheshin gjeneratorët. Kjo është e papranueshme për secilin biznes dhe për çdo qytetar që banon dhe jeton në Kosovë”, ka shtuar ai për FrontOnline.

    Kreu i AKB-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të trajtojë me seriozitet të plotë çështjen e furnizimit me energji elektrike, duke theksuar se zgjidhja e kësaj problematike është jetike për stabilitetin ekonomik dhe funksionimin normal të vendit.

    “Qeveria e Kosovës duhet të merret seriozisht me këtë çështje”, tha Shahini.

    Kosova në terr energjetik/ Njohësit: Po dëmtohet ekonomia dhe po rrezikohen rëndë bizneset

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.