×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shahini: 400 biznese janë mbyllë për tre muaj, e bën Kosovën të mos jetë atraktiv për bizneset e reja

    FrontOnline
    26 Mars 2024

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se brenda tre muajve, në Kosovë janë shuar afër 400 kompani dhe se kjo po bëhet për shkak të borxheve e konkurrencës jo ferr.

    Këtë fakt, Shahini e sheh shqetësuese, teksa pret veprime institucionale.

    “Është shqetësim për vendin, po flasim aktualisht për tre muajt e fundit ku mesatarisht janë mbyllur rreth 400 kompani e që këto kompani kryesisht janë mbyllur për shkaqe të problemeve të njëpasnjëshme që kanë pas për shkak të humbjes së fuqisë në treg të borxheve dhe të konkurrencës jo ferr”, thotë Shahini.

    “Prandaj shuarja e bizneseve nuk mund të jetë vullnetare përderisa ata nuk kanë arritur objektivat e veta. Asnjë biznes nuk mbyllet vullnetarisht që i ka punët mirë por që i ka punët keq dhe kjo e bën që Kosova të mos jetë një vend atraktiv për bizneset e reja por edhe bizneset me traditë janë duke shkuar drejt falimentimit për arsye të ndryshme të goditjeve të njëpasnjëshme që vijnë në biznes”, shtoi ai.

    Mundësitë e reja zhvillimore ato të investimit si dhe mbështetëse janë tre faktorë tejet të rëndësishëm për tu zhvilluar një biznes, thotë Shahini.

    Shahini numëron edhe ngarkesat që bizneset i kanë në vend, përfshirë ato tatimore e infrastrukturore.

    “Qeveria e vendit duhet të bëjë edhe më shumë, për të krijuar mundësi të reja zhvillimore, mundësi të reja investuese dhe mbështetëse duke i pasur këta tre faktorë të rëndësishëm për të mbajt aktiv ekonominë e vendit. Bizneset janë tepër të angazhuar dhe të bëjë gjithçka që ata të mos mbyllen, por në fund vjen momenti kur edhe mund të dorëzohen dhe nuk mund t’i përballen qoftë ngarkesave të njëpasnjëshme duke përfshirë këtu ngarkesat e larta tatimore, ato të larta të interesit bankar, infrastruktura shpesh e bën ajo fizike që disa biznese mund të mbyllen edhe për këtë çështje po ashtu për humbje të fuqisë konkurruese, humbja e tregjeve dhe mungesa e punëtorëve që kohët e fundit një fenomen po bëhet i zakonshëm”, thotë ai.

    Shahini kërkon që termi “bizneset po mbyllen vullnetarisht” të mos përdoret, pasi siç thekson ai, askush “nuk shkon te shtëpia me prit ndonjë ndihmë sociale”.

    “Bizneset zakonisht pas përfundimit të dorëzimit dhe aktivitetit të vetë ekonomik para konkurrencës, para fuqisë konkurruese ata mund të fillojnë procedurat për mbylljen e bizneseve dhe atyre askush nuk shkon me e mbyll biznesin por ata në mënyrë vullnetare që duhet ta përmbyllin procesin por vullnetarisht ata nuk e kanë mbyll punën e vetë, biznesin dhe aktivitetin e vetë”.

    “Nuk duhet përdoret termi ‘vullnetar’, për arsye se vullnetarisht ata i kanë hap bizneset por ka ardhur momenti kur ata edhe duhet të dorëzohen në mënyrë ligjore të paraqesin ç’regjistrimin e biznesit dhe të shikojnë të gjejnë alternativa tjera për tu punësuar ata njerëz ose për të krijuar ndonjë mundësi tjetër ose largim nga vendi ose të gjejnë mundësi tjetër të bashkojnë kapitalin e vetë në ndonjë biznes tjetër apo ndonjë individ tjetër por prape së prape askush vullnetarisht nuk e mbyll biznesin e vetë dhe askush nuk shkon te shtëpia me prit ndonjë ndihmë sociale përderisa ai është i aftë për punë”, thotë Shahini./EO

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.