Në Tiranë është organizuar një sfilatë e veçantë e veshjeve të bukura me mbulesë.
Kjo nismë humanitare ka pasur për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve të prekur me kancer, ngase të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për shërimin e tyre.
Mes pjesëmarrësve të shumtë, në sfilatë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga.
Këngëtarja e hitit “Gangta Love” ka tash e sa vite që është predikuese e fesë myslimane dhe ka treguar se di të jetë një myslimane e devotshme.