Të martën (sot) zhvillohen ndeshjet e pesta në Play-off të Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.
Takimet mes Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave, përcjell FrontOnline.
Pejanët kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108:85, ndërsa e fundit 62:88 në të mirë të prizrenasve.
Rahoveci – Ylli po pritet me interesim të madh.
Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale.
Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet.
Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66:69.
Orari
E martë
17:00 Prizreni – Peja
20:15 Rahoveci – Ylli./FrontOnline/