Ndeshje interesante priten sot (e hënë) në gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë në basketboll në konkurrencën e meshkujve.
Liderja Drita do të përballet me Prishtinën, që përfundoi garat në vendin e katërt në garat e rregullta, përcjell FrontOnline.
Në dy ndeshjet e zhvilluara në garat e rregullta fituan gjilanasit, që kishin 17 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa prishtinasit kishin 11 fitore dhe shtatë humbje.
Dueli tjetër është mes Istogut dhe AS Prishtinës.
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/801873410443638?__cft__[0]=AZVKRE6wkBNyb4jcsu2VxmzP_29GKopiswgtKwLp7j7LytCmv5knsEYV8_8aU8g_FOncX7ev2c-I4kTQk9BvNtk1iA4oa_PN4U81OagvTjr0LZ8dlyKjgxXYoZypmtbtYtaG3izjJgYMH_4NCkcA8HcM&__tn__=%2CO%2CP-R
Istogasit u renditën në vendin e dytë me 15 fitore dhe tri humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e tretë me 14 fitore dhe katër humbje.
Në duelet direkte, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra tjetrës.
Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në finale.
Edhe në finale, kampioni vendoset pas dy ndeshjeve, ku fituesi do të garojë në Superligë edicionin e ardhshëm, kurse finalisti do të përballet me Trepçën në “Play-out”.
Orari
E hënë
17:00 Drita – Prishtina
17:00 Istogu – AS Prishtina./FrontOnline/