Sot do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll.
Edhe në takimet e dyta vendas janë Rahoveci dhe Prizreni, pasi sistemi në gjysmëfinale është 2-2-1, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe, përcjell FrontOnline.
Në takimin e parë, Rahoveci pas një ndeshje dramatike mundi Yllin 69:66 dhe do të mundohet të shënojë fitoren e dytë, për të qenë sa më afër finales, derisa therandasit pritet të mobilizohen dhe duan të fitojnë përballjen e dytë, në mënyrë që të barazojnë serinë gjysmëfinale, por edhe të marrin përparësinë e fushës.
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/810670432897269?__cft__[0]=AZWsfH59ozfeI-88JAhuzBP5GWfmMnaN1Wyy8ISir3Y7MqJqRk2qiO_FXkZzufyFfQDdkpYH-DpqjUCEzI3j9Jv4O4_-QILjpUcrDj12MvgOA-QIw4xfNREWlHE60cPHytplwvUJ2tknEKHDQ5SFJIKW&__tn__=%2CO%2CP-R
Peja fitoi në udhëtim takimin e parë ndaj Ponte Prizrenit 92:100 dhe synon të fitojë edhe përballjen e dytë, kurse prizrenasit janë mobilizuar pas humbjes së parë dhe do të japin maksimumin për të barazuar serinë gjysmëfinale.
Ndeshjet e para dhuruan shumë spektakël dhe emocione, e kështu pritet edhe sonte.
Ndeshja e dyta gjysmëfinale
E martë
17:00 Rahoveci – Ylli
20:15 Prizreni – Peja./FrontOnline/