“Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania.
Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë.
Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin skualifikoheshin nga loja.
Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.
Dy banoret që rezistuan më së shumti ishin këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Dea Mishel.
Amos i ndihmojmë që të numëronin deri një 10-të dhe njëra nga to obligohej që të lëshonte butonin e para.
Ishte Dea ajo që hoqi dorën e para dhe disa sekonda më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Nita.
Megjithatë, Nita dhe Dea ranë dakord që parat e fituara nga sfida t’i dërgonin për shoqatën e fëmijëve me autizëm në Kosovë.