Sfida e Kapitenit’ ishte paraparë që të realizohej nga banorët për qëndrueshmërinë e tyre mbi një dem që lëvizte, por kjo sfidë nuk u realizua pasi i ftuari ‘Hulku shqiptar’ Bujar Muli e shkatërroi demin.
Kësisoj, ‘Vëllai i Madh’ pati një sfidë tjetër për banorët e kishte të bënte me kujtesën dhe shpejtësinë mendore.
“Meqenëse Hulku me fuqinë e tij e shkatërroi demin radha është për një sfidë tjetër me qëllim të një zgjidhjeje për përzgjedhjen e kapitenit të javës që këtë herë mund të jetë një ose dy kapitenë. Në ‘gaming room’ në grupe do të testoheni me kujtesën dhe shpejtësinë mendore – ju pret tabela me shkronjat dhe renditjen sipas ‘Vëllait të Madh’. Sfida realizohet pa praninë e të tjerëve dhe duke mbajtur sekret” thuhet në njoftimin e ‘Vëllait të Madh’.
Banorët të ndarë në grupe dy e nga dy, në ‘gaming room’ duhej të rendisnin alfabetin nga Zh-ja tek A-ja.
Por, sfida nuk ishte aq e lehtë pasi në sfond dëgjohej një këngë me shkronjat e alfabetit veçse me renditje të shthurur.
Për të parë se si e realizuan banorët sfidën e renditjes së alfabetit nga fundi mund të klikoni në videon në linkun më poshtë.