Leo ka diskutuar me Lelen për sfidën e alfabetit që patën banorët duke bërë renditjen nga Zh-ja tek A-ja e që këtë sfidë e kaluan vetëm Vullneti e Gresa dhe Rovena e Besforti.
Ai tha se banorët që janë lindur e rritur në Kosovë do duhej ta dinin alfabetin teksa për vetën thotë se po ta kishte renditjen në gjuhën gjermane do ta kalonte sfidën pa asnjë problem, njofton Klankosova.tv
“Po të ishte gjermanisht do ta bëja pa asnjë problem – por po më çudisin këta që janë lindë e rritë këtu e nuk e kanë ditur alfabetin shqip pasi do duhej ta dinin”, u shpreh Leo.