Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla , gjatë një emisioni televiziv ka folur për, zgjedhjet në Komunën e Podujevës, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se nuk do t’i ofrohen PDK-së, nëse komuna e Podujevës shkon në balotazh të dielën.
Sfeçla tha se si parti janë duke punuar që ta kenë përkrahjen e qytetarëve.
“Unë dua të potencoj se nuk është garë mes LDK dhe LDK, unë jam i bindur që ne do të fitojmë në rundin e parë, ne e kemi bëtë publik një sondazh ku thotë se Bulliq ka përkrahje më të madhe se Rudari, kjo matje ka ndodhë 10 ditë para ditës së sotme. Jo nuk i ofrohemi PDK-së, nuk do të ketë nevojë për ofrime me patrit tjera, ne po punojmë të kemi mbështetjen e qytetarëve”, tha ai.