×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serwer: Vuçiq mashtron, nuk ndërpret lidhjet me Kremlinin dhe inkurajon politika proruse në Serbi

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën dhe reagimet që pati Serbia pas kësaj nisme.

    Serwer thotë se “gara e vetme” e armëve në rajon, është ajo që udhëheq Serbia për vite me radhë.

    “Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Vuçiq, thjesht, i mashtron diplomatët naivë”, thotë ai.

    Serwer shton se Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe t’i ofrojë mbështetje politikës secesioniste në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik.

    Po sipas tij, pushteti në Beograd, i cili nuk i ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit rus të Ukrainës, inkurajon politika proruse si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi.

    “Asnjë nga këto nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet”, përfundon Serwer. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada uroi...
    Lajme30 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës  ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në një postim në Facebook, ky subjekt...
    Lajme30 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar para tri javësh në banesën e saj në Gjilan nga një i dyshuar. “DHUNIM- Gjilan  Mars...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Lajme30 Mars 2025
    Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi...
    Lajme30 Mars 2025
    Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore. Zyrtarisht ora ndryshoi në orën...
    Lajme30 Mars 2025
    Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit nisi me rikujtimin se ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po...
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ku kohë pas kohe pritet të...
    Lajme30 Mars 2025
    Ka nisur falja e namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Nga ky objekt fetar Klan Kosova po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.