×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Rikthimi i Trump president dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luf*të

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka folur për zgjedhjen e mundshme të Donald Trump në krye të SHBA-së.

    Serwer parashikon ditë të vështira për rajonin nëse Trump do të rikthehet në pushtet dhe nëse do të mbështetet tek Richard Grenll, e të cilin Serwer e quan “Serbofil”.

    Analisti dhe njohësi i mirë i rajonit thotë se Trump do ta rikthejë luftën në rajonin e Ballkanit.

    Tutje thekson se kthimi i Trump thotë se do të favorizojë ndarjen e Kosovës.

    “Mbështetja e Trump te serbofili Richard Grenell për këshilla mbi Ballkanin dhe investimi i dhëndrit të tij në Beograd do të garantojë mbështetje për ambiciet e Serbisë. Kjo do të përshpejtonte sfidat për kufijtë e Serbisë, si dhe për Bosnjën dhe ndoshta për Malin e Zi dhe Maqedoninë. Sfida të tilla do të ndezin dhunën, spastrimin etnik dhe përfundimisht luftën. Ballkani i zier do të vlojë në destabilitet, madje edhe në luftë rajonale nëse Trump merr një shans tjetër për të ndjekur ndarjen etnike”, shkruan ai.

    Për presidentin aktual, Joe Biden, Serwer thotë se po tregohet shumë i butë ndaj Serbisë dhe thotë se nëse merr një mandat të dytë duhet ta korrigjojë kursin.

    “Presidenti Biden, ndonëse për mendimin tim është shumë i butë ndaj Serbisë, ka ruajtur mbështetjen nominale për sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në një mandat të dytë, ai duhet të korrigjojë kursin. Ai duhet të heqë dorë nga normalizimi politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është një urë shumë larg, dhe të forcojë politikën ndaj Serbisë. Ai gjithashtu duhet të përpiqet të kapërcejë kushtetutën e Dejtonit në Bosnje dhe të bëjë presion ndaj Bullgarisë që të shtyjë shpresën e saj për ndryshime kushtetuese në Maqedoni”, shton Serwer.

    Ndërkohë për ardhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane, Serwer thotë se ajo do të jetë shumë energjike për t’iu kundërvënë Moskës dhe Joe Biden do të shkojë shumë mirë me të.

    Serwer thotë se Trump s’e ka në qejf politikanen estoneze që pritet t’ia zë vendin Borellit.

    Profesori i Johns Hopkins University thotë se Kosova po kërkon që Beogradi ta tërheq letrën që mohon marrëveshjen e fundit të arritur vitin e kaluar dhe gjithashtu edhe nënshkrimin e saj. Serwer përmend këtu edhe kushtin e tretë të kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Radojiçiqit. Sipas tij, kjo qasje e kryeministrit zemëron BE-në dhe SHBA-në.

    “Kryeministri i ka vënë këto dëshira legjitime si kusht për t’u riangazhuar në një dialog që ka prodhuar pak gjëra të vlefshme. Kjo zemëron BE-në dhe SHBA-në, të cilat e shohin dialogun si një qëllim në vetvete, jo thjesht një mjet”, shkruan Serwer.

    Serwer thotë se një qasje e tillë po prodhon kundër efekt dhe se Kosova në dialog është për të përmirësuar raportet e saj me SHBA-në dhe BE-në. Sipas tij, kushtet për pjesëmarrje po e bëjnë të kundërtën dhe potencon se Kosova duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë kushtëzimet dhe kërkesat e tilla pa u përplasur me Brukselin dhe Uashingtonin

    Profesori amerikan tutje shkruan se lidershipi amerikan për rajonin është vendimtar dhe se shumica e udhëheqësve që ka takuar e pranojnë se zgjedhjet e nëntorit do të jenë vendimtare për Ballkanin. Kthimi i Trump thotë se do të favorizoj ndarjen e Kosovës dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë nëse Trump do të rizgjidhet president.

    “Gatishmëria e tij për t’ia dorëzuar Rusisë një pjesë të Ukrainës do të rihapë çështjen e ndarjes në Ballkan”, shkroi Serwer./Telegrafi/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Sonte në emisionin Contex të ATV-së po diskutohet për zhvillimet e fundit në vend, për situatën në veri dhe zërat se në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Të tjera
    Vip04 Korrik 2024
    Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka vazhduar dëshminë në Hagë. Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit....
    Sport04 Korrik 2024
    Ashtu siç pritej, më i vogli nga vëllezërit Mbappe ndjek gjurmët e më të madhit, Kylian dhe largohet nga PSG . Lille...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qytetin e Ferizajt, komunë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij,...
    Lajme04 Korrik 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.M. dhe H.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës...
    Sport04 Korrik 2024
    Jose Mourinho është i etur për të transferuar Ansu Fatin në Fenerbahce këtë verë, raporton Diario Sport. Vetëm muajin e kaluar, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.