×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer për mediumin serb: Qeveria Kurti nuk duhet të përfshijë anëtarë të Listës Serbe

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se marrëveshja e Washingtonit nuk është “e vdekur” pas fitores së Albin Kurtit, por ai thekson se nuk ka pse të ketë përfaqësues të Listës Serbe në qeverinë e ardhshme, pavarësisht nga fitorja pothuajse absolute e kësaj partie.

    Albin Kurti tha se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij, por të gjitha urimet nga zyrtarët e BE-së theksuan rëndësinë e dialogut. A është ky presion ndaj Kurtit?

    Po, por ai duhet t’u përgjigjet atyre: “Çfarë do të bësh për mua? Ma heq regjimin e vizave?”.

    A mendoni se Kurti do të përfshijë anëtarë të pakicës në qeveri, përfshirë përfaqësuesit serbë, Listën Serbe?

    Supozoj. Kjo kërkohet nga Kushtetuta, megjithëse nuk është e nevojshme që ata të jenë nga lista serbe, nëse e kuptoj mirë.

    A prisni, pas formimit të qeverisë në Kosovë, që Vuçiq dhe Kurti të takohen brenda dialogut deri në fund të vitit. Ju vetë keni deklaruar që pas përfundimit të këtij viti, negociatat serioze me Serbinë nuk do të jenë të mundshme?

    Takimi është i lehtë. Arritja e diçkaje është e vështirë.

    Çfarë qëndrimi prisni nga administrata amerikane ndaj Kurtit dhe Vjosa Osmanit?

    Unë pres që administrata e Bidenit të respektojë zgjedhjen demokratike të qytetarëve të Kosovës. Nuk ka asnjë arsye për të mos e mirëpritur ngrohtësisht bashkëpunimin me Albin dhe Vjosën.

    Nëse Kurti nuk siguron dy të tretat për zgjedhjen e presidentit, a do ta sjellë kjo Kosovën në një krizë të re?

    Mundet, por “kriza” mund të jetë një theks i tepërt. Kosova do të gjejë një mënyrë për ta zgjedhur një president. Është pjesë e punës së kryeministrit për të arritur një marrëveshje për këtë.

    A është marrëveshja e Washingtonit “e vdekur” tani pas fitores së Kurtit?

    Jo domosdoshmërisht. Marrëveshja kurrë nuk arriti shumë më tepër sesa aplikimi i disa lidhjeve të transportit për të cilat veçse kishte dakordancë. Kjo nuk është një ide e keqe.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjatë kësaj jave njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuar të cilave u...
    Lajme14 Gusht 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese, ka bërë të ditur se vendimi i plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit do të publikohet në faqen zyrtare...
    Lajme14 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të enjten, mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të dytë me...
    Sport14 Gusht 2025
    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se klubi ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e mbrojtësit italian Giovanni Leoni, ndërsa...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për situatën financiare në RTK dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.