Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se është jetike që amerikanët të mos ia besojnë Donald Trumpit edhe një mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai thotë se katër vjetët e administratës republikane kanë çuar dëm edhe arritje të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhjet në SHBA mbahen të martën, ku Trump sfidohet nga Demokrati, Joe Biden.
“Për shumë prej nesh, të cilët e kemi kundërshtuar Donald Trumpin, është jetike që t’i kthehemi një sistemi taksash më të drejtë, mbrojtjes të së drejtave të grave dhe të pakicave, mundësisë më të gjerë për sigurim shëndetësor, mbështetjes më të fuqishme për shkollat publike dhe një sistemi më objektiv dhe më kompetent të policisë dhe drejtësisë”, ka thënë Serweri në intervistë për Kohën Ditore.