×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Ambasada e Kosovës mos të vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli”

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Analisti i njohur i çështjeve ballkanase, Daniel Serwer ka komentuar marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

    Server, ka dalë kundër që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka”, tha ai.

    Tutje Server ka përdorur gjuhë të ashpër ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla.Sipas tij, Grenell ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti.

    “Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat. Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe”, tha ai për RTVD.

    Ndërkaq, Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David Philips tha se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk duhet marrë udhëzime nga Brukseli, Washingtoni apo Ankaraja se ku duhet vendosur ambasada.“Kritikat nga çdo qeveri e huaj nuk janë të rëndësishme për vendimin që duhet ta marrë Kosova. Është shumë pozitive që Izraeli dhe Kosova po vendosin marrëdhënie diplomatike. Sa i përket ambasadës kjo i takon Kosovës, se ku dëshiron ta vendosë dhe se Kosova nuk duhet të nxitohet për të marrë një vendim”, shprehet ai.Më tej, thekson se Kosova nuk e ka me detyrim ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Washington.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.