Trajneri i Drenicës, Sami Sërmaxhaj e ka komentuar humbjen e sotme nga Prishtina.
Në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, Drenica u mund 0:1 nga Prishtina në shtëpi, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Sërmaxhaj është arsyetuar për humbjen e skuadrës së tij.
“Mendoj se kemi mundur të luanim më mirë sot edhe pse kemi shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve”, ka deklaruar Sërmaxhaj në “Art Sport”.
“Por, kjo nuk është justifikim, pasi kemi tjerët që duhet ta japin maksimumin. E respektuam në masë të madhe Prishtinën dhe kjo ishte gabim”, tregoi ai./FrontOnline/