Edhe sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Deputetët e këtij komisioni do të intervistojnë ish-zëvendësdrejtorin menaxhues në AKM-, Ahmet Shala.
Intervistimi i Shalës do të nis në ora 10:00.
Ndërsa në ora 11:00 në këtë komision do të merret në pyetje edhe ish-anëtari i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve, Haxhi Arifi.