Vetëm pak kohë pasi mori urdhër mbrojtjeje nga një përndjekës, Kendall Jenner është përballur me një tjetër situatë të ngjashme. Supermodelja 25-vjeçare mori urdhër 5 vjeçar nga Maik Bowker, por tani edhe 27-vjeçari Shaquan King është i fiksuar pas zeshkanes së bukur.
King u urdhërua nga gjykata në Los Angeles të qëndrojë më shumë se 100 metra larg nga Jenner dhe motrës së saj, Kylie dhe nënës së tyre, Kris. 27-vjeçari kishte arritur të futej në pronën e saj, duke përplasur dritaret e shtëpisë përpara se siguria ta kapte atë.
Ndërsa King u arrestua nga policia e Los Angeles, qëndrimi i tij në burg ishte i shkurtër, thuhet se ishte vetëm gjashtë orë, për shkak të protokolleve Covid-19. Atij tashmë i ndalohet të kontaktojë tre anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, si dhe të afrohet në shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme./FrontOnline/