Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht Real Madridit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka konfirmuar se të enjten do t’i jepet lamtumira kapitenit, Sergio Ramos.
Ai ka kontratë vetëm edhe disa ditë me klubin dhe nuk arritën që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj, kështu 35-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.
Atij do t’i jepet lamtumira në një ceremoni duke filluar nga ora 12:30 dhe më pas do të paraqitet edhe në konferencë për media para gazetarëve, për të zbuluar gjithçka.
Ramos ishte pjesë e Realit që nga viti 2005 dhe që nga atëherë, ka fituar mbi 20 trofe, ka bërë 671 paraqitje dhe ka shënuar 101 gola.