Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
?? @SergioRamos se convierte, con 180, en el segundo jugador con más internacionalidades de la historia.
?? ¡¡Enhorabuena, capitán!!
ℹ️ https://t.co/y2CVqqq37U#SomosEspaña #SomosFederación pic.twitter.com/wzJMdXDO5p
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) March 31, 2021
Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos u inkuadrua për pak minuta në këtë ndeshje, por që e shënoi një rekord mbrëmë.
Ramosi e bëri paraqitjen e 180-të kundër Kosovës me fanellën e Spanjës, duke u bërë futbollisti i dytë në botë me më shumti paraqitje për vendin e tij.
Kapiteni i Real Madridit vshtë vetëm katër ndeshje larg për ta thyer rekordin e Hassan Ahmedit të Egjiptit i cili ka 184 paraqitje për kombëtaren egjiptiane. /FrontOnline/