×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia thotë se e hapi temën e Asociacionit në Bruksel, Qeveria e Kosovës tentoi ta fshehë

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, pas takimit me delegacionin kosovar në Bruksel, deklaroi se pala serbe e ka ngritur sërish çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk ka progres në dialog pa u formuar Asociacioni.

    “Takimi ynë dypalësh dhe trepalësh filloi me çështjen e Komunave me shumicë serbe. Të gjithë duhet ta dinë se çfarëdo çështje që ngrihet, cilado çështje diskutohet në dialog, ne nuk mund të përparojmë pa formimin e Asociacionit. Tani është e qartë për të gjithë”, u tha Petkoviç gazetarëve në Bruksel, raporton Tanjug,.

    Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk e ka përmendur në njoftimin e saj çështjen e ngritur nga Serbia për Asociacionin.

    Me anë të një komunikate për media, qeveria e Kosovës ka thënë se temë diskutimi kanë qenë çështjet e pretendimeve financiare dhe pronës mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.

    “Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë. Temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

    Qeveria po ashtu ka thënë se në kuadër të kësaj teme sot është biseduar ekskluzivisht për pensionet dhe kadastrin.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Republikës Çeke në kuadër të Ligës së...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për raundin e pestë në UEFA Nations League. Para ndeshjes,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.