×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantuar furnizimet me gaz dhe naftë, pas vendosjes së sanksioneve potenciale amerikane në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.

    Në deklaratë është thënë se ky trup do të drejtojë dhe koordinojë punën dhe aktivitetet e grupeve punuese – njërit që vëzhgon aktivitetet e Thesarit amerikan, dhe tjetrit për negociata dhe marrëveshje për furnizimin e Serbisë me gaz natyror të Rusisë.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka thënë Televizionit publik të Serbisë, RTS se pret që SHBA-ja t’i vendosë sanksione NIS-it më 10 apo 13 janar.

    Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft dhe kompania e saj amë, Gazprom kanë shumicën e aksioneve të NIS-it, 56.15 për qind, prej vitit 2008, ndërsa 29.87 për qind e kompanisë është nën pronësi të shtetit të Serbisë.

    Më 4 janar, Vuçiq ka thënë se nënsekretari amerikan për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernanez, i ka konfirmuar që SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet NIS-it.

    Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 16 dhjetor se nuk konfirmon sanksionet, por “është i përkushtuar të pengojë gjenerimin e të hyrave të Rusisë, si dhe rrjetet e financimit që përdor Rusia për të mbështetur luftën kundër Ukrainës”.

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë për RTS-në më 23 dhjetor se nuk është në dijeni për vendosje sanksionesh.

    Megjithatë, sipas tij, “ekzistojnë shqetësime” nëse NIS-i në duart ruse është duke ndihmuar disi në financim të luftës së Moskës në Ukrainë, dhe që këto çështje duhet të analizohen me kujdes.

    Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neftin në listë të zezë më 2014, pasi Rusia pati aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

    Gazprom, ndërkaq, nuk është në listën e sanksioneve të Perëndimit.

    Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e funrizimit – pas nisjes së luftës në Ukrainë – Serbia vazhdon të varet në masë të madhe nga burimet ruse të energjisë, dhe kjo varësi ka qenë një prej argumenteve kryesore të Beogradit zyrtar për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, me gjithë insistimin e Perëndimit. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Lousiana ka deklaruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve në Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i vdekjes në...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”. Me një...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Kongresi ka certifikuar zyrtarisht fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor shkoi pa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”. Me një...
    Vip06 Janar 2025
    Leo sonte ka dërguar në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin, ku njëri prej tyre do të largohet pikërisht sonte. E...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.