×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia refuzoi të takohet me Kosovën për të pagjeturit, Hoti: Petkoviqi orkestroi dështimin

    FrontOnline
    15 Janar 2025

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel.

    Sipas Hotit, takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në këtë takim, edhe pse sipas tij, takimi ishte planifikuar para dy javëve.

    “Kryenegociatori i Serbisë ishte i pranishëm në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë çfarë ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave te Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve”.

    “Prania e z. Petkoviç në Bruksel është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit”.

    “Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel”, shkroi Hoti.

    Më tej, Hoti tha se kjo dëshmon për të disatën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme.

    “Kjo tregon edhe njëherë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur. Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat tona sipas agjendës së parashikuar, dhe për këtë kemi marrë njoftimin nga z. Lajçak që do të raportohet konstruktiviteti ynë dhe kërkesat tona tek vendet anëtare të BE-së”.

    “Ne vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira”, tha Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.