Vetëm gjatë ditës së djeshme në Serbi u konfirmuan 1 mijë e 53 raste të reja me COVID-19.
Si pasojë e infektimit me këtë virus, gjatë ditës së djeshme humbën jetën pesë persona.
Lidhur me situatën e krijuar nga ky virus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur sot konferencë për media.
Vuçiq pritet të flas për masat e reja që Serbia pritet t’i vendos, në kuadër të luftimit të COVID-19.
Ai së pari pritet të takohet me drejtuesit e shëndetësisë në Serbi, e më pas të deklarohet lidhur me zhvillueshmërinë./Lajmi.net/