Beogradi nuk e ndali për asnjë moment vaksinimin për COVID-19 të serbëve të Kosovës.
Kështu, siç bën të ditur Milos Markoviq nga Qendra e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, deri tash janë vaksinuar 8 mijë e 445 serbë të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se vaksinimi ka vazhduar në Serbi, pasi që Kosova ka ndaluar hyrjen e vaksinave brenda territorit të saj nga Serbia.
Sidoqoftë, kjo duket se nuk i ka ndaluar autoritetet serbe, pasi që siç bën të ditur Markoviq, deri tash janë rivaksinuar 7 mijë e 553 serbë nga Kosova.
Ndryshe, autoritetet serbe kishin nisur vaksinimin e këtij komuniteti brenda territorit të Kosovës.
Kjo kishte shkaktuar reagime të shumta andaj institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë masa duke ndaluar kështu hyrje të të tjera të vaksinave nga Serbia.