×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia pranon nga SHBA-ja 66 automjete të blinduara Humvee

    FrontOnline
    23 Korrik 2023

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ushtrisë serbe 66 automjete të blinduara Humvee (HMMWV – High Mobility Multiopurpose Wheeled Vehicle), të blera përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”.

    Siç raporton “BBM” – (BalkanSec), nga gjithsej 118 automjete të porositura, kjo është dërgesa e parë. Këto automjete ndodhen në kazermën në Pançevë dhe do të përdoren ndër të tjera edhe për qëllime të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

    “Këto nuk janë vetëm automjete amerikane, ky është standard i NATO-s. Kur shihni se me kë është vendosur ushtria serbe në misionet paqeruajtëse, ku partnerë në Liban janë Spanja dhe Italia dhe në Sinai është SHBA-ja, ajo që kemi të përbashkët është standardi i NATO-s. Posedimi i automjeteve të tilla i lejon Serbisë të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës, të riorganizohet shpejt me partnerët e saj në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Instagram.

    Sipas këtij mediumi, kjo blerje do t’i mundësojë Serbisë jo vetëm që të jetë efektive në ruajtjen e paqes në botë, por edhe se është hapi i parë në arritjen e ndërveprimit me ushtrinë amerikane.

    Siç raportohet, dërgesat e para të Humvee-ve të reja kanë filluar në fund të qershorit përmes aeroportit të Beogradit.

    Në vitin 2012 dhe 2017, SHBA-ja i ka dhuruar ushtrisë serbe gjithsej 40 automjete të këtij lloji, dhe që atëherë ushtria i ka përdorur kryesisht në Brigadën Speciale të atëhershme (batalioni në Pançevë) dhe në Batalionin e 31-të të Këmbësorisë nga Zajeçari, pjesë e Brigadës së Tretë të Armatës Tokësore.

    Sipas informacioneve, Serbia planifikon të blejë gjithsej 118 Humvee nga SHBA-ja, të cilët do të jenë të armatosur me materiale nga fabrikat e brendshme ushtarake. Është planifikuar që modelet e reja të pajisen me një mitraloz 12.7 mm ose një granatëhedhës automatik.

    Humvee është një mjet luftarak shumëfunksional i blinduar, i cili përdoret nga shumë ushtri në botë dhe pothuajse të gjitha formacionet në Serbi. Për shkak të mbrojtjes relativisht të dobët të blinduar, Humvee përdoret kryesisht në njësi speciale ose ushtarako-policore, si dhe për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të ulen në Alaskë më 15 gusht për të diskutuar mbi përfundimin...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin ka rikonfimuar “miqësinë” e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para bisedimeve të së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, të ulen në Alaskë më 15 gusht për të diskutuar mbi përfundimin...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kriza institucionale në Kosovë, e cila ka zgjatur mbi gjashtë muaj për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare,...
    Sport13 Gusht 2025
    Cristian Romero është zyrtarizuar si kapiten i ri i Tottenham Hotspur nga trajneri Thomas Frank, pas largimit të Son Heung-min drejt LAFC....
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka...
    Lajme13 Gusht 2025
    Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.