×
  • Kronika
  • Kronika

    Serbia liron kosovarin që u arrestua para dy jave, MPJ’ja kërkon edhe lirimin e Nezir Mehmetajt

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Serbia ka liruar Agim Gjocajn, i cili ishte arrestuar para dy jave në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Nezir Mehmetajt.

    Sipas MPJD’së, një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Ëashingtonit për Normalizim Ekonomik

    “Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ishte data 28 nëntor 1997 ku në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Politologu Petrit Zogaj ka komentuar përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, më 28 Nëntor të vitit 1997. Ai ka treguar moshën e...
    Ekonomi28 Nëntor 2024
    Bazuar në statistikat e Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vendi ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 326 milionë euro,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, mbajti të enjten konferencën e tij të fundit për media, pasi mandati i tij përfundon këtë të shtunë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.