×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia kërcën*on bujqit luginas, tenton anulimin e subvencionit nga Kosova

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, ditë më parë ka hapur konkurs për bujqit, që të përfitojnë nga ndihma financiare prej 1milion euro të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Bujqit veçse kanë aplikuar, dhe komisioni brenda KKSH-së është në shqyrtim të aplikimeve, njofton Klankosova.tv.

    Por, tani ka dal një hall më i madh. Bëhet fjalë për qasjen agresive të Serbisë ndaj këtij fondi të dhuruar nga Kosova.

    Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, ka bërë me dije se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi u ka dhënë afat prej 8 ditësh t’i përgjigjen se në cilën dispozitë ligjore janë thirrur lidhur me hapjen e konkursit për subvencionimin e kulturave bujqësore, dhe në të njëjtën kërkesë Ministria kërcënon se në rast se KKSH nuk e anulon vendimin atëherë vetë Ministria do ta bëj, raporton Klan Kosova.

    Sipas Lutfiut, kjo kërkesë e Ministrisë së Serbisë, erdhi pasi subjekti politik Alternativa për Ndryshim, që udhëheq tani me Bujanocin, i ka dërguar shkresë Ministrisë, përmes së cilës i ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore (nga Fondi i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës).

    Lutfiu ka bërë me dije se nuk anulon “asnjë vendim sepse me vetëdije të plotë kam ndërmarr çdo veprim me qëllim që t’i mbështesim familjet shqiptare të vendit tonë të cilat mbijetojnë prej këtij sektori”. Sipas tij, “hipokrizia e madhe qëndron në faktin se disa nga akterët e APN vetë kanë aplikuar për të përfituar nga ky konkurs”, citon Klankosovatv.

    Lutfiu ka thënë se do t’i përgjigjen Ministrisë serbe, por njëkohësisht ka njoftuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga e cila ka kërkuar që nëse proces bllokohet nga Serbia, atëherë të veprohet me masa reciprociteti për serbët e Kosovës.

    Kjo, pasi sipas tij, në vitin 2024, Qeveria serbe ka ndarë rreth 139 milionë euro për serbët në Kosovë, ndërsa Kosova 1 milion euro për bujqit shqiptarë të Luginës të bllokohen.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn dhe përfaqësues të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër ka publikuar një video ironizuese lidhur me temën e rritjes së çmimeve....
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lutfi Haziri, ka komentuar për “Front Online” takimin e  sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, sot ka dhënë një lajm të mirë për Shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë. Ajo bëri...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, se mund të ketë edhe arrestime të reja lidhur me sulmin e fundit terrorist në...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pritur të martën (sot) për herë të parë nga shefja e...
    Sport03 Dhjetor 2024
    Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani vazhdon me performacën e shkëlqyer në elitën e futbollit italian. Kapiteni i Dardanëve bëri paraqitje mjaft...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar për letrën e ministres Gërvalla përmes së cilës kërkohet shtimi i hapësirave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.