×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbia ka angazhuar pesë kompani lobuese, Kosova asnjë” – Rexhepi nga ”Miqt e Amerikës” kritikon dështimin në lobim

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka sjellë pasoja të rënda për imazhin dhe pozicionin diplomatik të vendit.

    ‘’ Fatkeqësisht ky fakt më nuk është lajm. Ka vite e vite që kam apelu tek Institucionet tona kredibile me deklarata, prononcime por edhe në kanale private që të punohet më shumë e me mençur me lobim ngase pozicioni e imazhi diplomatik i shtetit tonë është ne rënie, ndërsa pozicioni i Serbisë, fatkeqësisht është në rritje. Kjo u dëshmua edhe me efekte konkrete lobuese jo vetëm në ShBA por edhe në Evropë,” tha Rexhepi për Front Online.

    Ai vuri në dukje se Serbia ka angazhuar pesë kompani të fuqishme lobuese, ndërsa Kosova nuk ka asnjë, duke e cilësuar këtë si një dështim me pasoja të dukshme tashmë dhe në të ardhmen.

    “Serbia e ka forcuar imazhin dhe e ka rrit ndikimin. Nga shteti që ka bërë shumë lufta e ka kryer gjenocid u shëndrrua në faktor stabiliteti në Ballkan. Këtë ndikim e krijon vetëm diplomacia e mençur shtetërore e veprimi e lobit të tyre“, shtoi ai.

    Rexhepi kërkoi urgjentisht formimin e një task force nga MPJD, duke sugjeruar angazhimin e lobuesve të fuqishëm dhe personaliteteve të njohura për të përmirësuar pozicionin diplomatik të Kosovës.

    “Urgjentisht Gërvalla duhet të formoj një task force me objektiva afat shkurta, afat mesme e afat gjata ku do merrnin pjesë zyrtarët qendror të Ministrisë, të thirren lobuesit tanë të fuqishëm në Shba, të ftohen personalitete të fuqishme nga Kosova pse jo edhe rajoni që kanë dëshmu me rezultate konkrete se din e munden me sjellë poena politiko diplomatik për shtet e komb dhe se kanë lidhje të fuqishme në SHBA”, tha ai.

    Ai gjithashtu kërkoi llogaridhënie nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për dështimet e shkaktuara nga mospunë ose mosveprim.

    “Nëse nuk veprohet shpejt në situatë normale më e pakta që do duhej të ndodhte është që Ministrja Gërvalla do duhej të shkarkohej, dhe të kërkohet llogaridhënie nga ajo e stafi kompetent për dështimet e shkaktuara diplomatike me mospunë”, tha ai.

    Rexhepi ka theksuar se ambiciet e SHBA-ve për të krijuar një rend të ri botëror po ndodhin paralelisht me një rritje të ndikimit të Serbisë, që ka angazhuar pesë kompani të fuqishme lobuese këtë vit.

    ‘’Vërehen ambiciet e SHBA ta ri-krijoj një rend të ri botëror (edhe pse rendi i ri ishte i dakorduar nga fuqitë e mëdha dhe kishte filluar me u implementu…). Veprimet e Trump në politikën e brendshme ka bërë veprime që munden me shkaktu pakënaqësi në të ardhmen. Energjia e Trump dhe kabinetit do jetë më shumë e përqendruar rreth problemeve eventuale të brendshme”, deklaroi Rexhepi.

    Ai tha se Kosova fatkeqësisht nuk ka asnjë kompani lobuese, një dështim që ka pasoja të dukshme tashmë dhe mund të jenë edhe më të theksuara në të ardhmen.

    “Është dështim ku pasojat vërehen tash. Këto pasoja do të jenë edhe me të theksuara në të ardhmen nëse nuk veprojmë shpejt dhe fuqishëm. Efekte e lobimit serb e mos lobimit tonë do lënë pasoja edhe për shumë vite, ngase tash krijohen urat e miqësi, lidhjeve të reja pro realizimit të interesave serbe’’ tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin e Letonisë Edgars Rinkēvičs Ajo ka thënë...
    Lajme20 Mars 2025
    Sot Krimet Ekonomike kanë kryer bastisje në Ministrinë që drejtohet nga Faton Peci, shkruan Periskopi. Ndërkohë burime të Periskopit bëjnë me dije...
    Lajme20 Mars 2025
    E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur në takim Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë...
    Lajme20 Mars 2025
    Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë takuar me njëri-tjetrin. Me rezultatet përfundimtare në tryezë, ata duket se po e...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar para mediave listën zyrtare të moshave të viktimave nga tragjedia në Koçan. Ky informacion vjen...
    Lajme20 Mars 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar sot në selinë e këtij misioni, Sami-Antti Takamaa, zëvendësshef i Shtabit të Operacioneve Ushtarake të...
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë informuar familjet e 12 personave të zhdukur lidhur me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.