×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia indinjohet fort që Kenia e njohu Kosovën: Akt armiqësor

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike”.

    Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim, siç raporton RTS.

    Serbia ankohet se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”.

    Kjo njohje, sipas MPJ-së së Serbisë “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

    Në reagim u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e saj me Serbinë.

    Serbia pretendon se në 8 vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se “vetëm dy shtete të reja kanë marrë vendim për njohje”.

    “Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë”, thuhet në reagim.

    Serbia tha në këtë reagim se do ta vazhdojë luftën e saj kundër shtetit të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

    “Serbia mbetet e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, thuhet në fund të këtij reagimi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë...
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putinit raportohet se ka shpërthyer në flakë në veri të selisë së shërbimit sekret të...
    Sport29 Mars 2025
    Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Leganes me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e nëntë...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Rama iu tha besimtarëve myslimanë “Zoti jua...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.