Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq, gjatë një paraqitje në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, mes tjerash është deklaruar edhe për propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.
“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i Bujanocit, kanë propozuar që Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Bujanocit” – deklaroi ministrja, raporton Lugina Lajm.
Ajo si arsyetim për refuzimin e propozimit të Bujanocit, ka deklaruar se ministri shqiptar Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve” – ka deklaruar ministrja Obradoviq.
Ajo më pas, ka pyetur, se a duhet të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që ministri Cakaj, i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhje Parlamentare.
Kujtojmë që, Kuvendi Komunal i Bujanocit, në seancën e saj të fundit të mbajtur para dy javëve, me shumicë votash ka propozuar që ministri i Punëve të Jashtme të Shqipirisë, Gent Cakaj të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit. /Front Online/