×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia i hakmerret Gent Cakajt, s’e lejon ta vizitojë Medvegjën

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Ndonëse me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë janë hapur zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë ushtruesi i detyrës së ministrit tê Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, raporton portali Front Online.

    Sipas burimeve tê Front Online, Cakaj nuk është lejuar nga autoritetet serbe ta vizitojë Medvegjën dhe të marrë pjesë në këtë ceremoni të organizuar.

    Cakaj poashtu javë më patë ishte refuzuar nga Qeveria e Serbisë të shpallet qytetar nderi i Bujanocit, ndonëse Kuvendi Komunal me shumicë votash kishte marrë këtë vendim.

    Sipas Qeverisë në Beograd, Cakaj nuk e meriton titullin qytetar nderi i Bujanocit, me arsyetimin se e ka akuzuar Serbinë për krime lufte në Kosovë.

    Përndryshe, në ceremoninë e hapjes së zyrave të Këshillit Nacional Shqiptarë në Medvegjë ka marrë pjesë vetëm kryetari Ragmi Mustafa dhe deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, por nuk janë parë të pranishem edhe përfaqësuesit e tjerë politik nga Lugina.

    Ministri Cakaj në një postim në “Facebook” ka shkruar se kjo zyrë do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.

    “Hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë. Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve”, ka shkruar mes tjerash Cakaj. /Front Online/

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e...
    Lajme05 Nëntor 2024
    UASHINGTON – Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivitst i VV-së. Molliqaj, e ka vlerësuar si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ende është larg përmbylljes. Pas dhjetëra aftësh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci. Ajo do të shërbejë gjithashtu...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet. Qytetarët atje me votën e tyre do ta zgjedhin presidentin e 47, raporton...
    Vip05 Nëntor 2024
    Lela dhe Burimi kanë biseduar tema sensitive, teksa Atilla po i dëgjonte. Lela i tha Burimit se do të vijë një ditë...
    Vip05 Nëntor 2024
    Ardhja a banorit më të ri në shtëpinë më të famshme në vend, Atillas, po sjell shou televiziv nga Big Brother VIP...
    Vip05 Nëntor 2024
    Xuxi ka rrëfyer një moment nga jeta e tij gjatë një bashkëbisedimi me banorët në oborrin e shtëpisë. Ai ka treguar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.