Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër litiumit i sheh si një luftë kundër kësaj rruge.
Hill, duke marrë pjesë në debatin “Rezistenca demokratike, sundimi i ligjit dhe siguria ekonomike: Një pasqyrë e opsioneve të politikave për Ballkanin Perëndimor”, theksoi se mes atyre që po luftojnë litiumin në rrugë, ka shumë që mbështesin Rusinë, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.
“Unë shoh gjithashtu luftë kundër asaj se Serbia është duke lëvizur drejt Perëndimit”, tha Hill dhe shtoi se “megjithatë beson” se Serbia mund të marrë rrugën e duhur.