×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjë

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.

    Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë.

    Autoritetet serbe e cilësojnë këtë gjest si provokim nacionalist.

    Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.

    “B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe.

    G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar.

    Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.

    Edhe në të kaluarën, Serbia kishte reaguar ashpër ndaj bërjes së simbolit të shqiponjës.

    Futbollisti zviceran, Granit Xhaka, i cili me prejardhje nga Kosova, e kishte bërë me duar shqiponjën pas golit të shënuar nga ekipi i tij. Më pas bashkëlojtari i tij, Xherdan Shaqiri, po ashtu me prejardhje nga Kosova, kishte bërë këtë simbol në ndjeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës më 2018.

    Ata ishin gjobitur nga autoriteti botëror i futbollit, ndërkaq festimi i golave në këtë mënyrë nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi. /REL/

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka njoftuar se është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se busulla e politikës së Jashtme për Kosovën është Shtëpia e...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për paralajmërimin e Richard Grenell se nëse rikthehet Trump në pushtet do të lirojë...
    Të tjera
    Sport07 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke u shortuar në...
    Sport07 Nëntor 2024
    Alvaro Morata u dërgua në spital për analiza paraprake pasi sulmuesi i Milanit pësoi një goditje në kokë gjatë seancës stërvitore të...
    Vip07 Nëntor 2024
    Dje, gjatë orës së vona në shtëpi ndodhi një situatë që po ngjallë diskutime ndërmjet banorëve. Ishte Rezi ai që goditi me...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, aktualisht nënkryetare e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline, ka deklaruar se për shkak të deklaratave të liderëve...
    Vip07 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Enca pritet që së shpejti të publikojë këngën e re “Dashni”. Përmes një fotografie të publikuar, ajo ka ndarë...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë mbledhjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.