×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia armatosi Armeninë – Aktivisti nga Azerbajxhani shpjegon për arsyet e konfliktit

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për të vënë nën kontroll Nagorno-Karabakh është përshkallëzuar duke i ka marrë jetën 500 personave.

    Farid Shafiyev, kreu i qendrës për analiza dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Baku, në një intervistë për Top Channel tregon shkaqet e prishjes të armëpushimit arritur të shtunën me ndërmjetësimin e Moskës.

    Farid Shafiyev: Azerbajxhani është duke iu përgjigjur një operacioni ushtarak të Armenisë. Reagimi Azerbajxhanit është për një territor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Që në fillim të 1990-tës, Armenia pushtoi 20% të territorit të Azerbajxhanit dhe i mban këto territore nën kontroll. Tani që flasim Azerbajxhani vendosi ti çlirojë këto territore. Armenia vijon të bombardojë infrastrukturën civile përfshi edhe shtëpi përtej frontit të luftës. Dy ditë më parë ne pamë se si pala armene lëshoi raketa në drejtim të qytetit të dytë më të madh Ganxha ku janë vrarë 10 persona. Forcat ushtarake të Azerbajxhanit kanë mundur të avancojnë dhe të çlirojnë disa territore në Nagorno-Karabakh. Të shtunën u arrit një armëpushim që ne po mundohemi ta respektojmë por fatkeqësisht Armenia e shkeli.

    Farid Shafiyev flet edhe për pasojat dhe atë çfarë ka prodhuar ky konflikt.

    Farid Shafiyev: Kjo luftë ka nisur gati 24 vite më parë, dhe ka prodhuar gati 1 milion refugjatë të cilët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. E gjitha kjo është mizore dhe duhet të ndalojë. Është një tragjedi. Fatkeqësisht komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyri për këtë veprim të Armenisë duke mbyllur gojën. Kemi gati 30 vite që po mundohemi ta zgjidhim këtë problem paqësisht, por fatkeqësisht Armenia u largua nga procesi gjetjes së paqes.

    Farid Shafiyev tregon se në këtë luftë po përdoren edhe armë me origjinë nga Ballkani.

    Farid Shafiyev: Në Armeni ndodhet një bazë e ushtrisë ruse dhe është pjesë e një unioni ushtarak me Rusinë. Furnizuesi kryesor me armatime është Rusia. Përtej Rusisë, në përplasjet ushtarake të Korrikut 2020 mundëm të marrim, informacione edhe për një furnizim me armë të ardhur në Armeni nga Serbia. Bëhet fjalë për raketa hedhës. Presidenti Serbisë i telefonoi presidentit të Azerbajxhanit duke i kërkuar ndjesë pasi kjo dërgesë me armatime ishte realizuar nga një kompani private.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.