×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia armatoset rëndë, Quni thotë se është në traditën e tyre që të jenë luftënxitës

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë se është në traditën e Serbisë që të jetë luftë nxitëse.

    Po i testojnë mjetet e rënda ushtarake të prodhuara në Rusi.

    Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë.

    Në fakt ky është dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë.

    Ndërkohë, 26 lloje të ndryshme të armeve dhe pajisjeve më të fundit Ruse e Kineze u përdorën nga ekipet e forcave speciale të Ushtrisë Serbe.

    Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtë

    ritur të Serbisë dhe u ndoqën nga afër edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuciq.

    Ky i fundit tha se po forcon ushtrinë serbe për të parandaluar çdo agresor.

    “Kjo është një ushtri e mirë, një ushtri e gatshme, e aftë dhe e stërvitur për të shpëtuar vendin tonë në rast se dikush mendon të kryejë agresion ndaj saj. Ne jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor nga sulmet. Ne nuk duam ose mendojmë të zhvillojmë ndonjë konflikt agresiv, të hyjmë në to” tha Aleksander Vuçiq, Presidenti i Serbisë.

    Kësaj deklarate të Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe, iu është përgjigjur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni.

    Ky e cilësoi si tendencë për viktimizim, deklaratën e të parit të Serbisë.

    “Eshte fakt qe tentojne te tregojne te tregohen si popull I viktimizuar dhe keshtu e krijojne nje lloj paranoje tek populli serb per tju sherbyer interesave te regjimit te Beogradit.” Tha Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

    Armatosjen e Serbisë me këto armë të rënda e Anton Quni e sheh si shqetësuese.

    Quni që ka karrerë të gjatë ushtarake, duke qenë se është edhe një nga drejtuesit e betejës së Koshares, vlerëson se një furnizim me armtë të tilla i Serbisë, paraqet rrezik potencial për stabilitetin në Kosovës, por edhe rajonit.

    “Po ne e shohim si rrezik potencial se mesazhi eshte I tille. Nese deshtojne proceset paqesore proceset e ndermjetesuara per tu arritur jo vetem stabiliteti mes kovoes e serbise por edhe me gjere, Serbia ashtu sic ne te kaluaren ka vepru per ti permbushur interesat e veta nacionale, nuk heq dore edhe nga dhuna ushtarake.”

    Sipas tij, shqetësime për këto manovra serbe duhet të kenë edhe komuniteti ndërkombëtarë.

    “Eshte ne traditen e ketij shteti qe te jete lufte nxitese dhe eshte nje fakt per te cilin duhet te shqetesohemi jo vetem ne si Kosove, por edhe komuniteti nderkombetare”

    Serbia kohë më parë kishte blerë edhe në të kaluarën armë të modelit rus, përfshi edhe sistemin e mbrojtjes raketore S-400.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.