×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia ankohet pasi Sudani njohu Kosovën

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar pasi së fundmi Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur.

    Siç raporton Kossev, MPJ serbe, ka vënë në “pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së Sudanit dhe vlefshmërinë e vendimeve ndërkombëtare që ajo merr”.

    Kjo ministri pretendon në ankesën e saj drejtuar Sudanit se “vendimi është një shkelje e rëndë e parimeve të së drejtës ndërkombëtare”.

    “Ky vendim jo vetëm që bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe minon përpjekjet për zgjidhje paqësore të marrëdhënieve në Ballkan”, thekson MPJ-ja serbe

    Tutje, sipas Kossev, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të respektojë siç thuhet Kartën e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe siç thuhet më tej ” të përmbahen “nga njohja e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës” si dhe “ta mbështesin dialogun si të vetmen zgjidhje praktike”.

    Nga ana tjetër, ata i bënë thirrje qeverisë së Sudanit që të rishqyrtojë vendimin e saj, siç thonë “duke marrë parasysh kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e situatës”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e seancës konstituive. Në njoftimin e tyre thuhet se, në fillim të seancës kryesuesi...
    Lajme01 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI, ka komentuar situatën aktuale të ngërçit të krijuar në Kuvend, duke akuzuar Vetëvendosjen se po cenon besimin dhe...
    Lajme01 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi komentoi vazhdimin e nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Kur demokracia nuk na shkon për shtat, kthehemi...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2025
    Gruaja braziliane e cila u shpall personi më i vjetër në botë, Ina Canabaro Lucas, ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. Ajo...
    Lajme01 Maj 2025
    Shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar se kushtet e rënda atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit mund të vazhdojnë,...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot e pati një tubim ne qytetarë në Librazhdë në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai ka...
    Lajme01 Maj 2025
    41-vjeçari nga Deçani me inicialet H.L. është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, derisa kishte tentuar të hynte në Shqipëri. I njëjti...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore e realizoi në Dimal të Beratit. Para të...
    Lajme01 Maj 2025
    Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerrë aktgjykim për lirimin nga masa e paraburgimit të katër serbëve, që u arrestuan në fillim të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.