×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 57 të akuzuarit për krime të luftës në Kosovë, 25 prej tyre gjykatat serbe i kanë liruar, kurse vetëm 11 u dënuan. 

    Në Serbi zbatohet drejtësia e pjesshme për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me numër të pamjaftueshëm të aktakuzave.

    Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjithsej 12 procedura lidhur me krimet e kryera në Kosovë janë zhvilluar dhe po zhvillohen pranë Departamentit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ndër to janë lëndët nga Podujeva, Suhareka, Gjakova, Tërnja, Rudnica dhe Qyshk.

    Deri më tani me aktgjykime janë përfunduar  9 procedura.

    Nga 57 të akuzuarit, 25 u liruan, dhe vetëm 11 u dënuan me aktgjykimin përfundimtar, duke përfshirë dy shqiptarë dhe nëntë serbë.

    “Sa viktima civil shqiptare morën drejtësi ne gjykata ne Serbi? Fatkeqësisht, vetëm 77 viktima janë përfshirë në procedurat që janë përfunduar me aktgjykime përfundimtare në Serbi deri më tani. Në mesin e rasteve të lidhura me krimet kundër civilëve shqiptarë, vetëm tri lëndët – Podujevë, Suharekë dhe Tërnje – kanë aktgjykimin përfundimtar”, tha Marina Klajiq, Fondi për të Drejtën Humanitare.

    Dy raste janë në proces, Rudnica dhe Qyshk, ku gjykimi për krimet në Qyshk ka 14 vjet që vazhdon dhe tani është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë. Varrezat masive dhe mungesa e llogaridhënies janë një problem i veçantë.

    “Kishte një operacion të mirë organizuar për nxjerrjen e trupave të civilëve të vrarë. Në Serbi janë gjetur pesë varreza masive me gjithsej 952 trupa të civilëve shqiptarë. Varri më i madh është në Batajnicë me 744 trupa të identifikuar. Ndërsa të tjerët u zbuluan në Peruqac me 84 trupa, Petrovo Selo, Rudnica dhe Kizhevak me 11 trupa”, tha Klajiq.

    Karakteristikë e procedurave të zhvilluara në Serbi është se janë akuza ndaj autorëve të drejtpërdrejtë të një rangu më të ulët, ndërsa vetëm disa të akuzuar kishin gradë ushtarak më të lartë. Sipas vlerësimit të Fondit, në Serbi mungon vullneti politik dhe mbështetja për të zgjidhur çështjet e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për të filluar përballjen me të kaluarën. /RTK/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udhëheqjen e Presidentit të SHBA Joe Biden, duke shtuar se...
    Lajme16 Qershor 2024
    Lulzim Basha ka zhvilluar një Podcast në Prekaz, nga Kulla e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Basha ka...
    Të tjera
    Lajme16 Qershor 2024
    Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë...
    Lajme16 Qershor 2024
    Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 100 vjetorin e ditës kur Fan Noli u bë kryeministër i Shqipërisë. Me anë të...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
    Lajme16 Qershor 2024
    Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në njoftimin e familjes thuhet se për...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Një aksident ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz, ku një automjet ka goditur dy këmbësore. Njëra nga të lënduar ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.