Gjatë 24 orëve të fundit, 7,606 raste të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.
Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar se edhe 51 njerëz kanë ndërruar jetë, i cili është një rekord i ri i zi.
Ka 6,722 njerëz në spitale gjersa aktualisht 243 pacientë janë në aparate për frymëmarrje, raporton b92.
Një total prej 148,210 rastesh me coronavirus janë regjistruar në Serbi që nga fillimi i epidemisë.
Ndryshe, deri më tani janë testuar 1,703,985 njerëz ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,366 njerëz.