Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 341 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani, gjithsej janë regjistruar 39.827 raste me koronavirus.
Nga dje janë testuar 6.503 persona, ndërsa deri më tani në Serbi janë testuar 1.289.519 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 ka humbur jetën 1 person, me çka numri i të vdekurve është rritur në 793. Në respiratorë gjenden 39 pacientë.